Kurti e Qeveria në detyrë në Gjilan, Lutfi Haziri e sheh si presion ndaj qytetarëve
Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, dhe deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pasi siç ka thënë ai kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Qeveria në detyrë janë në Gjilan e Anamoravë. Ai i ka lutur qytetarët që të manifestojnë në mënyrë festive e të ruajnë qetësinë, shkruan lajmi.net. “Krejt qeveria në detyrë, duke e…

Lajme
Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, dhe deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pasi siç ka thënë ai kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Qeveria në detyrë janë në Gjilan e Anamoravë.
Ai i ka lutur qytetarët që të manifestojnë në mënyrë festive e të ruajnë qetësinë, shkruan lajmi.net.
“Krejt qeveria në detyrë, duke e përfshirë edhe kryetministrin në detyrë, ministrat, organet e sigurisë e deputetë, sot po sillen nëpër Gjilan e Anamoravë e po demonstrojnë politikisht. Këtë e lexojmë dhe e denoncojmë si presion ndaj qytetarëve, të cilët qetësinë e tyre e kanë manifestuar prej orës shtatë të mëngjesit. Ju lus që të mos e absorboni këtë presion. Është dita e qytetarëve të Gjilanit dhe veproni siç dini më së miri ju”, ka shkruar Haziri. /Lajmi.net/