Një 18-vjeçar dyshohet se fotografoi votën në Mitrovicë, i dyshuari shoqërohet në polici
Një 18-vjeçar në Bare të Mitrovicës dyshohet se ka fotografuar votën gjatë procesit të votimit. Dyshuari për këtë u shoqërua në Polici. Lajmin për KP e bëri të ditur, Fetije Bajrami prokurore në Prokurorinë e Mitrovicës. “Është në ndalim policor, te shohim tash. Ka bërë fotografim të votës. Është i moshës 18 vjeçare. Është duke…

Lajme
Një 18-vjeçar në Bare të Mitrovicës dyshohet se ka fotografuar votën gjatë procesit të votimit.
Dyshuari për këtë u shoqërua në Polici.
Lajmin për KP e bëri të ditur, Fetije Bajrami prokurore në Prokurorinë e Mitrovicës.
“Është në ndalim policor, te shohim tash. Ka bërë fotografim të votës. Është i moshës 18 vjeçare. Është duke dhënë deklaratë”, tha Bajrami.
Gjatë ditës është raportuar se në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit” në Carabreg të Deçanit një person dyshohet se ka fotografuar votën dhe me të janë marr organet e drejtësisë, ndërsa po në këtë qendër votimet janë ngritur dyshime për presion tek votuesit. Këto dyshime i paraqiti kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj.