Arrestohet i dyshuari në Bërnjak – si grup i organizuar prodhuan e shpërndanë dokumente të falsifikuara
Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë një person i dyshimtë. V.E dyshohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal”. “I dyshuarit V.E., është arrestuar të shtunën në mbrëmje në pikën kufitare në Bërnjak, në kuadër të hetimeve të zgjeruara lidhur me…

Lajme
Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë një person i dyshimtë.
V.E dyshohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal”.
“I dyshuarit V.E., është arrestuar të shtunën në mbrëmje në pikën kufitare në Bërnjak, në kuadër të hetimeve të zgjeruara lidhur me rastin e muajit janar të këtij viti, kur autoritetet zbuluan një laborator të specializuar për falsifikim të dokumenteve”, thuhet në njoftimin për media.
Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ekziston dyshimi i bazuar se, nga një periudhë e pacaktuar kohore e deri më 24 janar të vitit 2025, V.E., në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, duke vepruar si grup i organizuar kanë prodhuar dhe shёrndarë dokumenteve tё falsifikuara tё rreth 50 (pesëdhjetë) shteteve tё botës.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim dhe koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedures Penale./Lajmi.net/