“U çudita” – 48-vjeçari voton për herë të parë nga spitali

Edhe qytetarët që nuk kanë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit, po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar përmes ekipeve mobile. Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, një 48-vjeçar ka rrëfyer përvojën e tij të veçantë, votimin për herë të parë nga spitali. “Kur i pashë ata të KQZ-së me…

Lajme

12/10/2025 15:03

Edhe qytetarët që nuk kanë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit, po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar përmes ekipeve mobile.

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, një 48-vjeçar ka rrëfyer përvojën e tij të veçantë, votimin për herë të parë nga spitali.

“Kur i pashë ata të KQZ-së me kuti, u çudita shumë. M’u bë qejfi që më dhanë mundësinë me votu edhe këtu në spital”, tha ai për klankosova.

Uka raportoi se shumë pacientë nuk kanë mundur të votojnë menjëherë, pasi nuk e kanë pasur me vete letërnjoftimin.

Ata janë detyruar të presin 1-2 orë derisa dikush t’ua sillte dokumentin e identifikimit.

Në QKUK janë angazhuar gjithsej gjashtë ekipe mobile, të përbëra nga anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa procesi po monitorohet edhe nga Policia e Kosovës.