Ora 13:00: Rritet numri i votueseve, mbi 300 mijë qytetarë kanë votuar deri me tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e fundit mbi pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në 38 komuna të Kosovës, ku qytetarët po votojnë për kryetarë dhe anëtarë të kuvendeve komunale. Sipas KQZ-së, deri në orën 13:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 304,358 qytetarë, që…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e fundit mbi pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në 38 komuna të Kosovës, ku qytetarët po votojnë për kryetarë dhe anëtarë të kuvendeve komunale.
Sipas KQZ-së, deri në orën 13:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 304,358 qytetarë, që përfaqëson 15.05% të trupës zgjedhore në shkallë vendi, raporton lajmi.net
Procesi i votimit deri në këtë orë është raportuar kryesisht i qetë dhe pa incidente serioze./Lajmi.net/