Ruzhdi Shehu pas votimit: Ftoj të gjithë junikasit që të votojnë duke dhënë shembullin e demokracisë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka votuar për zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diel. Shehu ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij gjatë këtij procesi teksa pas votimit bëri thirrje që të gjithë qytetarët e Junikut të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës duke dhënë…

Lajme

12/10/2025 13:05

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka votuar për zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diel.

Shehu ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij gjatë këtij procesi teksa pas votimit bëri thirrje që të gjithë qytetarët e Junikut të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës duke dhënë shembullin e demokracisë si çdo herë tjetër.

“Pjesëmarrja në votime është përgjegjësi qytetare dhe kushtetuese. Përmes votës, ne dëshmojmë sa e duam Junikun, sepse vendosim për të ardhmen e tij, për të ardhmen e familjeve tona. Unë sapo e përfundova procesin e votimit. Ju ftoj të gjithë junikasve me të drejtë vote, që po ashtu të votojnë, duke dhënë shembull të demokracisë si gjithmonë deri sot”, ka shkruar Shehu.