Dy persona intervistohen në Dragash, tentuan të ndikojnë në procesin zgjedhor

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00, policia në Dragash ka intervistuar dy persona, pas një ankese për ndikim të mundshëm në procesin zgjedhor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi Shaqir Bytyqi, i cili tha se pas intervistimit nuk është ndërmarrë asnjë masë, pasi nuk janë gjetur elemente për fillimin e ndonjë…

Lajme

12/10/2025 12:57

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00, policia në Dragash ka intervistuar dy persona, pas një ankese për ndikim të mundshëm në procesin zgjedhor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi Shaqir Bytyqi, i cili tha se pas intervistimit nuk është ndërmarrë asnjë masë, pasi nuk janë gjetur elemente për fillimin e ndonjë hetimi penal.

“Mbrëmë, konkretisht sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 02:00 në Dragash, pas një ankese, janë intervistuar dy persona. Megjithatë, askush nuk është arrestuar ose ndaluar, pasi nuk janë gjetur elemente për fillimin e ndonjë hetimi lidhur me ndonjë vepër penale”, ka thënë Bytyqi.