Voton Hetemi: Procesi zgjedhor, shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Komunës së Leposaviqit
Kryetari aktual i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, Hetemi njoftoi se ka votuar, duke e cilësuar këtë proces si tejet të rëndësishëm për të ardhmen e komunës që ai aktualisht e…

Lajme
Kryetari aktual i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Hetemi njoftoi se ka votuar, duke e cilësuar këtë proces si tejet të rëndësishëm për të ardhmen e komunës që ai aktualisht e udhëheq, raporton lajmi.net
“Sapo shfrytëzova të drejtën time në këtë proces zgjedhor, i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Komunës së Leposaviqit,” ka shkruar ai./Lajmi.net/