Voton Merkur Beqiri i Alternativës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Alternativa, Merkur Beqiri ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar. Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Beqiri njoftoi se sot votoi, në Fakultetin Teknik, atje ku nisi edhe rrugëtimin e tij profesional vite më parë. “Sot, jo si student, por si qytetar që beson në dijen,…

Lajme

12/10/2025 12:39

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Alternativa, Merkur Beqiri ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Beqiri njoftoi se sot votoi, në Fakultetin Teknik, atje ku nisi edhe rrugëtimin e tij profesional vite më parë.

“Sot, jo si student, por si qytetar që beson në dijen, në punën e ndershme dhe në fuqinë e votës për ta ndryshuar realitetin tonë. Çdo hap nëpër korridoret e këtij fakulteti më solli kujtime të rinisë, të shpresës dhe të ëndrrës për një Kosovë që ndërtohet me dije, jo me mashtrime. Këtë ndjenjë e mora me vete edhe në kutinë e votimit — ndjenjën se ndryshimi fillon nga secili prej nesh”, shkroi Beqiri.