Procesi i votimit në Veri, Elshani: Deri tani, gjithçka është në rregull, s’ka asnjë problem për ta theksuar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, ka thënë se deri në këto momente gjithë procesi zgjedhor në atë pjesë të Kosovës është duke shkuar në rregull dhe se s’ka probleme. Ai ka thënë se janë në kontakt me prokurorët e caktuar për rastet e mundshme në Veri dhe ka theksuar se i…

Lajme

12/10/2025 12:19

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, ka thënë se deri në këto momente gjithë procesi zgjedhor në atë pjesë të Kosovës është duke shkuar në rregull dhe se s’ka probleme.

Ai ka thënë se janë në kontakt me prokurorët e caktuar për rastet e mundshme në Veri dhe ka theksuar se i gjithë angazhimi i institucioneve të rendit dhe sigurisë është në nivel.

“Kemi prokuror që janë të caktuar për rastet e mundshme që mund të ndodhin. Çdo gjë është në nivel”, ka thënë Elshani.

“Çdo gjë është në rregull, detyrat po kryhen siç është e parapame, s’ka ndonjë problem për me theksu në aspektin e sigurisë”