Shqipëria e detyron trajnerin e Serbisë të jep dorëheqje

Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar zyrtarisht se trajneri i ekipit kombëtar, Dragan Stojković, ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij pas humbjes ndaj Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar në Leskovac. Siç bëhet e ditur në komunikatën zyrtare, Stojković nuk do të udhëtojë me skuadrën në përballjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës…

Sport

12/10/2025 11:57

Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar zyrtarisht se trajneri i ekipit kombëtar, Dragan Stojković, ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij pas humbjes ndaj Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar në Leskovac.

Siç bëhet e ditur në komunikatën zyrtare, Stojković nuk do të udhëtojë me skuadrën në përballjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Andorrës.

Në ndeshjen e ardhshme, drejtimin e ekipit kombëtar serb do ta marrë Zoran Mirkoviq, aktualisht trajner i kombëtares U21 të Serbisë. Ai i është bashkuar ekipit në Nish të dielën në mëngjes, së bashku me stafin e tij teknik: Strahinja Pandurović, Lazar Tomić, Aleksandar Kirovski, Dejan Odavić dhe Bogdan Milicević.

Federata njofton gjithashtu se të premten, më 17 tetor, pas kthimit nga Andorra, do të mblidhet Bordi Ekzekutiv i FSS-së, i cili do të marrë vendimet përfundimtare lidhur me të ardhmen e pankinës së kombëtares dhe ndryshimet e mundshme në drejtim.