Radoniqi: Deri më tani nuk janë raportuar parregullsi që cenojnë integritetin e zgjedhjeve

Në mbledhjen që po mban KQZ, kryetari i këtij komisioni Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se deri më tani nuk janë raportuar parregullsi që cenojnë integritetin apo mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor. Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 94% e Vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë…

Lajme

12/10/2025 11:51

Në mbledhjen që po mban KQZ, kryetari i këtij komisioni Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se deri më tani nuk janë raportuar parregullsi që cenojnë integritetin apo mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor.

Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 94% e Vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është  158 mijë e 691 votues apo 7.84%, nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues.

Deri në të njëjtën kohë, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021, kishin votuar 152 mijë votues apo 8.2% e votuesve nga 1 milionë 885 mijë e 448 votues.