Kandidati i PSD-së, Qëndron Kastrati voton në Kamenicë

Kandidati i Partisë Socialdemokrate, për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në qytetin e Kamenicës. Pas votimit, Kastrati dha një deklaratë për media, duke e vlerësuar ditën e sotme si të rëndësishme për të ardhmen e komunës dhe duke i ftuar qytetarët të dalin masivisht në votime.…

Lajme

12/10/2025 11:39

Kandidati i Partisë Socialdemokrate, për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në qytetin e Kamenicës.

Pas votimit, Kastrati dha një deklaratë për media, duke e vlerësuar ditën e sotme si të rëndësishme për të ardhmen e komunës dhe duke i ftuar qytetarët të dalin masivisht në votime.

“Kjo është një ditë e veçantë. I ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë sa më shumë në zgjedhje për të zgjedhur zgjidhjen më të mirë që e duan për komunën e Kamenicës. Do të doja të bëj thirrje që të votohen gratë sa më shumë, që të avancojmë barazinë gjinore. Kjo është një thirrje që duhet pasur parasysh jo vetëm për kandidatët për asamble komunale, por edhe për komunat në të gjithë Kosovën”, tha ai.