Voton kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj: Me fitoren e kandidatëve shpresojmë të fitojnë edhe qytetarët
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kryer obligimin qytetarë duke votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. Me këtë rast, ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të japin kontributin e tyre në përmirësimin e jetës në komunat ku jetojnë, raporton lajmi.net “Gjithë qytetarët e komunave të Kosovës…

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kryer obligimin qytetarë duke votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Me këtë rast, ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të japin kontributin e tyre në përmirësimin e jetës në komunat ku jetojnë, raporton lajmi.net
“Gjithë qytetarët e komunave të Kosovës kanë një shans për të vlerësuar punën dhe angazhimin e atyre që kanë qenë dhe për të përmirësuar jetën. Dua sonte që kur kandidatët fitues të shpallin fitoren, shpresoj që në atë fitore kanë fituar edhe qytetarët”, tha Limaj./Lajmi.net/