“Pak minuta për të dhënë votën, janë shumë për të ardhmen” – Petrit Hajdari voton në shkollën fillore “Rilindja”

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari ka votuar në shkollën fillore “Rilindja”, në Dobroshec. Në një prononcim për media, Hajdari tha se janë pak minuta rreth procesit të votimit, megjithëse sipas tij, ata minuta thonë shumë për katër vitet e ardhshme. “Qytetarët po përgjigjen jashtëzakonisht mirë, edhe ne dolëm, votuam.…

Lajme

12/10/2025 10:51

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari ka votuar në shkollën fillore “Rilindja”, në Dobroshec.

Në një prononcim për media, Hajdari tha se janë pak minuta rreth procesit të votimit, megjithëse sipas tij, ata minuta thonë shumë për katër vitet e ardhshme.

“Qytetarët po përgjigjen jashtëzakonisht mirë, edhe ne dolëm, votuam. Janë pak minuta për të dhënë votën tonë, por janë shumë për të ardhmen”, tha Hajdari.

Ndër të tjera, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, të dalin dhe të votojnë.