Fehmi Kupina voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhja për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka ushtruar sot të drejtën e votës së bashku me bashkëshorten e tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kupina e ka cilësuar 12 tetorin si një ditë të rëndësishme për qytetarët, Kryeqytetin dhe gjithë Republikën e Kosovës. “Sot është dita kur…

Lajme
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhja për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka ushtruar sot të drejtën e votës së bashku me bashkëshorten e tij.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kupina e ka cilësuar 12 tetorin si një ditë të rëndësishme për qytetarët, Kryeqytetin dhe gjithë Republikën e Kosovës.
“Sot është dita kur ju vendosni për udhëheqjen tuaj lokale për katër vitet e ardhshme,” ka shkruar ai, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë proces demokratik.
Kupina u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën dhe përgjegjësinë e tyre kushtetuese.