Osmani fton qytetarët të votojnë: Demokracia forcohet përmes pjesëmarrjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Sipas saj, vetëm përmes pjesëmarrjes aktive në procesin zgjedhor, demokracia në vend do të bëhet më e fortë. “Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e…

Lajme

12/10/2025 10:29

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

Sipas saj, vetëm përmes pjesëmarrjes aktive në procesin zgjedhor, demokracia në vend do të bëhet më e fortë.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë dhe sa më masive në procese zgjedhore, sa më i rregullt dhe i lirë procesi zgjedhor, aq më e fortë do të jetë demokracia jonë. Suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë në këto zgjedhje. Shpresoj që ky proces të jetë me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë”.

“26 vjet pas çlirimit kemi të drejtën për të garuar dhe të drejtën për të votuar, e shfrytëzojmë në liri të plotë, prandaj është me rëndësi që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës”.

Tutje, Osmani foli edhe për ndërhyrjet e Serbisë në proceset zgjedhore të Kosovës.

Ajo tha se institucionet e sigurisë së vendit do të bëjnë çmos që të gjithë qytetarëve t’u garantohet e drejta e lirisë në votë.

“Pavarësisht këtyre, jam e bindur që institucionet tona do të bëjnë çmos që të ruhet integriteti zgjedhor”, deklaroi presidentja.