KQZ publikon platformën për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrje në votime
Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim. Linku për të shikuar online këto statistika është: https://resultslocal2025.kqz-ks.org. “Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të subjeketeve politike duhet të bëhet…

Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim.
Linku për të shikuar online këto statistika është: https://resultslocal2025.kqz-ks.org.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të subjeketeve politike duhet të bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale bëhet në Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftim.
KQZ thotë se ka bërë përgatitjet që më 12 tetor të publikohen rezultatet preliminare të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. Gjithashtu, gjatë zhvillimit të ditës së votimit, në orare të caktuara do të publikohen edhe të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, për secilën komunë, të detajuar për çdo qendër votimi dhe vendvotim.