Krasniqi: Pres raund të dytë më 9 nëntor dhe zgjedhje parlamentare deri në dhjetor
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar sot pas votimit se pret që zgjedhjet lokale në disa komuna, përfshirë Prishtinën, të shkojnë në raund të dytë më 9 nëntor. Ai gjithashtu ka përmendur se shteti mund të shkojë në zgjedhje parlamentar jo më larg se në dhjetor, raporton lajmi.net “Unë besoj që…

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar sot pas votimit se pret që zgjedhjet lokale në disa komuna, përfshirë Prishtinën, të shkojnë në raund të dytë më 9 nëntor.
Ai gjithashtu ka përmendur se shteti mund të shkojë në zgjedhje parlamentar jo më larg se në dhjetor, raporton lajmi.net
“Unë besoj që do të votojmë me datë 9 nëntor në raundin e dytë edhe këtu në Prishtinë dhe shumë komuna të tjera të Kosovës, si dhe besoj dhe shpresoj që jo më larg se në dhjetor edhe për zgjedhjet parlamentare,” tha Krasniqi para mediave./Lajmi.net/