Voton Glauk Konjufca, kërkon nga qytetarët të dalin në votime
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Qendrën e Votimit në Fakultetin e Edukimit. Pas votimit, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve në çdo komunë që të dalin e të votojnë, pasi vetëm kështu mund t’i bëjmë komunat tona më mirë. Konjufca tutje ka uruara që zgjedhjet e…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Qendrën e Votimit në Fakultetin e Edukimit.
Pas votimit, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve në çdo komunë që të dalin e të votojnë, pasi vetëm kështu mund t’i bëjmë komunat tona më mirë.
Konjufca tutje ka uruara që zgjedhjet e sotme të shkojnë mbarë sic i ka hije Kosovës.
”Sot po mbahen zgjedhjet lokale ne Republikën e Kosovës dhe unë sapo votova. Ju bëj thirrje qytetarëve në çdo komunë – dilni e votoni. Vetëm përmes demokracisë mund t’i bëjmë komunat tona më të mira. Kështu mund të kërkojmë llogari pastaj për katër vitet e ardhshme. Uroj që zgjedhjet e sotme të shkojnë mbarë ashtu siç i ka hije Kosovës. U zgjedhshin ata që janë më mirët!” ka shkruar Konjufca.