Lista Serbe kundërligjshëm mbledh qytetarët për të votuar në mënyrë të organizuar

Një numër i qytetarëve serbë janë grumbulluar në sheshin kryesore në Komunën e Mitrovicës së Veriut “Korzo” afër “Car Lazarit”. Ata janë organizuar nga Lista Serbe dhe në mënyrë të organizuar dhe kundërligjshëm pritet të votojnë në mënyrë të organizuar. Qytetarët e Republikës së Kosovës ushtrojnë sot të drejtën kushtetuese të votës. Këto janë zgjedhjet…

Lajme

12/10/2025 08:15

Një numër i qytetarëve serbë janë grumbulluar në sheshin kryesore në Komunën e Mitrovicës së Veriut “Korzo” afër “Car Lazarit”.

Ata janë organizuar nga Lista Serbe dhe në mënyrë të organizuar dhe kundërligjshëm pritet të votojnë në mënyrë të organizuar.

Qytetarët e Republikës së Kosovës ushtrojnë sot të drejtën kushtetuese të votës. Këto janë zgjedhjet e rregullta lokale, të cilat mbahen në 38 komuna të Kosovës.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të KQZ-së është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, nga jashtë Kosovës janë regjistruar për votim 43 mijë e 993 qytetarë me të drejtë vote.

Votimi përmes postës ka nisur më 17 shtator dhe ka përfunduar dje, më 11 tetor.

Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 93, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur./kp