Voton kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës herët në mëngjesin e sotëm. Ai votoi në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit” rreth orës 07:00, sapo u hapën kutitë e votimit, raporton lajmi.net Me këtë veprim, Radoniqi dha mesazhin e tij për rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare…

Lajme
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës herët në mëngjesin e sotëm.
Ai votoi në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit” rreth orës 07:00, sapo u hapën kutitë e votimit, raporton lajmi.net
Me këtë veprim, Radoniqi dha mesazhin e tij për rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në proceset zgjedhore dhe për nevojën e respektimit të procedurave demokratike.
Procesi i votimit në gjithë vendin ka nisur pa incidente, ndërsa autoritetet zgjedhore kanë bërë thirrje për një ditë të qetë dhe demokratike./Lajmi.net/