“O sa mirë me qenë shqiptar” jehon në zhveshtoren kuqezi pas fitores ndaj Serbisë (VIDEO)

Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultat 0:1 në stadiumin “Dubočica” në Leskovac, atmosfera në zhveshtoren e Kombëtares shqiptare ishte e zjarrtë. Lojtarët dhe stafi teknik festuan me entuziazëm të madh, duke kënduar në kor këngën tashmë simbolike të krenarisë kombëtare: “O sa mirë me qenë shqiptar, o hej o hej”. Pamjet tregojnë…

Sport

11/10/2025 23:07

Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultat 0:1 në stadiumin “Dubočica” në Leskovac, atmosfera në zhveshtoren e Kombëtares shqiptare ishte e zjarrtë.

Lojtarët dhe stafi teknik festuan me entuziazëm të madh, duke kënduar në kor këngën tashmë simbolike të krenarisë kombëtare: “O sa mirë me qenë shqiptar, o hej o hej”. Pamjet tregojnë një atmosferë të mbushur me emocione, krenari dhe gëzim të jashtëzakonshëm, transmeton lajmi.net.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Rey Manaj në minutën e fundit të pjesës së parë, duke i dhënë Shqipërisë tri pikë të arta në garën për kualifikim në Botërorin 2026.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria renditet e dyta në grupin K me 11 pikë, katër më shumë se Serbia, që ka një ndeshje më pak. Në krye të grupit qëndron Anglia me 15 pikë nga pesë ndeshje.

Festat e lojtarëve kuqezi në dhomat e zhveshjes janë pasqyra më e mirë e emocionit që përjetoi mbarë kombi shqiptar pas këtij triumfi të madh në një përballje të ngarkuar me simbolikë sportive dhe historike./lajmi.net/