“Takim miqësor” mes Federatës Shqiptare dhe asaj Serbe para ndeshjes

Në prag të ndeshjes kualifikuese Serbi–Shqipëri, të shtunën është zhvilluar një takim me frymën e mirë të bashkëpunimit sportiv mes delegacionit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Federatës Serbe të Futbollit (FSS), ka njoftuar FSHF-ja në Facebook. “Një takim me frymën e mirë të bashkëpunimit sportiv, para ndeshjes Serbi-Shqipëri, mes delegacionit të Federatës Shqiptare…

Sport

11/10/2025 15:28

Në prag të ndeshjes kualifikuese Serbi–Shqipëri, të shtunën është zhvilluar një takim me frymën e mirë të bashkëpunimit sportiv mes delegacionit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Federatës Serbe të Futbollit (FSS), ka njoftuar FSHF-ja në Facebook.

“Një takim me frymën e mirë të bashkëpunimit sportiv, para ndeshjes Serbi-Shqipëri, mes delegacionit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Serbe të Futbollit”, ka shkruar FSHF-ja.

Këto dy federata janë në bashkëpunim edhe për organizimin e Evropian 2027 për 21-vjeçarët.

FSHF-ja është përballur vazhdimisht me kundërshtime për këtë ngjarje. Por megjithatë kryetari i FSHF-së, Armand Duka, ka këmbëngulur se gjithçka është në frymën sportive.

Serbia e Shqipëria luajnë sonte nga ora 20:45 për kualifikimet e Botërorit 2026.