Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë. Qendrën e votimit mund ta shihni përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org Për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.
Qendrën e votimit mund ta shihni përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org
Për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes. Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap.
“Çdo votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i caktuar, pasi në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e secilës komunë, KQZ dërgon fletëvotime vetëm për atë komunë”.
Gjithashtu, edhe votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ. Në çdo komunë, KQZ tha se ka caktuar nga një Qendër Votimit për mundësimin e votimit me kusht.