Nënë e bijë ngacmohen nga dy persona me veturë në veri të Mitrovicës, policia e cilëson rastin “rrëmbim në tentativë”
Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se derisa po ecte me nënën e saj ishte ngacmuar nga dy persona që ishin me një veturë. Rasti ka ndodhur dje pasdite në Zveçan të Vogël në veri të Mitrovicës, njoftoi policia, e cila tha se dy të dyshuarit i ka identifikuar dhe i ka arrestuar.…

Lajme
Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se derisa po ecte me nënën e saj ishte ngacmuar nga dy persona që ishin me një veturë.
Rasti ka ndodhur dje pasdite në Zveçan të Vogël në veri të Mitrovicës, njoftoi policia, e cila tha se dy të dyshuarit i ka identifikuar dhe i ka arrestuar.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“RRËMBIM NË TENTATIVË – Zveçan i Vogël, Mitrovicë Veri 1010.2025 – 17:58. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në rrugë me nënën e saj dy persona me një veturë e kanë ngacmuar. Policia ka reaguar ku ka identifikuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij është iniciuar rasti ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.