Don Xhoni “godet” sërish, paralajmëron “pensionim me procedurë të shpejtë” për kolegët
Pas suksesit të videoklipit “Zona 24”, reperi Don Xhoni ka zgjuar sërish kureshtjen e ndjekësve me një postim të ri në rrjete sociale. “Mane men gititull, edhe manu mirë se penzionim me procedurë t’shpejt kysmet!”, ka shkruar ai në Instagram, duke iu referuar këngës “Big Boss Boki”. Reperi nga Drenica ka lënë të kuptohet se…

ShowBiz
Pas suksesit të videoklipit “Zona 24”, reperi Don Xhoni ka zgjuar sërish kureshtjen e ndjekësve me një postim të ri në rrjete sociale.
“Mane men gititull, edhe manu mirë se penzionim me procedurë t’shpejt kysmet!”, ka shkruar ai në Instagram, duke iu referuar këngës “Big Boss Boki”.
Reperi nga Drenica ka lënë të kuptohet se ky projekt mund të përfaqësojë një fazë kulmore në karrierën e tij, ndoshta edhe një ndarje simbolike nga stili i mëparshëm.
“Big Boss Boki”, siç ka theksuar vetë ai, është “një prej këngëve që do të mbahet mend gjatë”, duke sugjeruar se bëhet fjalë për një krijim me peshë personale dhe artistike.