Aro Muriq pas ndeshjes: Shpresuam në fitore, por edhe barazimi nuk është keq

Portieri i Kosovës, Aro Muriq, ka bërë një paraqitje të mrekullueshme mbrëmjen e sotme në ndeshjen kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri”. Në një prononcim pas përfundimit të lojës, ai tha se fitorja ka qenë në mendjet e tyre, por se edhe me barazim tha se janë të kënaqur. “Kemi shpresuar në fitore, por edhe barazimi…

Sport

10/10/2025 23:21

Portieri i Kosovës, Aro Muriq, ka bërë një paraqitje të mrekullueshme mbrëmjen e sotme në ndeshjen kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri”.

Në një prononcim pas përfundimit të lojës, ai tha se fitorja ka qenë në mendjet e tyre, por se edhe me barazim tha se janë të kënaqur.

“Kemi shpresuar në fitore, por edhe barazimi nuk është keq”, deklaroi ai pas ndeshjes.

Kosova barazoi sonte me Slloveninë në “Fadil Vokrri” pa gola. Aktualisht Kosova është në vendin e dytë me 4 pikë, e ndjekur nga Sllovenia me 2 pikë dhe Suedia me zero pikë.

Grupin e kryeson Zvicra me 9 pikë nga tri ndeshje.