Mustafa për zgjedhjen e Rashiqit: Dyshoj se është një zgjedhje kushtetuese
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj vendimit të partisë së tij për të mbështetur zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. Mustafa ka shprehur skepticizëm lidhur me këtë vendim, duke ngritur dyshime për përputhshmërinë e tij me Kushtetutën. “Rezultatet, për aq sa lexova, më duken të çuditshme.…

Lajme
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj vendimit të partisë së tij për të mbështetur zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Mustafa ka shprehur skepticizëm lidhur me këtë vendim, duke ngritur dyshime për përputhshmërinë e tij me Kushtetutën.
“Rezultatet, për aq sa lexova, më duken të çuditshme. Dyshoj se është një zgjedhje kushtetuese,” ka deklaruar Mustafa për gazetën Nacionale.
Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq është zgjedhur nënkryetar i pestë nga komuniteti serb, me 71 vota për./Lajmi.net/