Hysaj gati për Serbinë: Kemi ardhur për fitore

“Të them të drejtën, emocionalisht është e njëjta gjë sepse po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht. Është ndeshje e vështirë dhe e bukur për ta luajtur. Masat e sigurisë ishin edhe herën e kaluar. Është një gjë që e kanë për sigurinë e tyre, por mund të na japin motiv ne si Kombëtare për…

Sport

10/10/2025 17:00

“Të them të drejtën, emocionalisht është e njëjta gjë sepse po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht. Është ndeshje e vështirë dhe e bukur për ta luajtur.

Masat e sigurisë ishin edhe herën e kaluar. Është një gjë që e kanë për sigurinë e tyre, por mund të na japin motiv ne si Kombëtare për nesër.

Të them të drejtën është kënaqësi dhe nder ta arrij rekordin e Lorik Canës. Mendoj gjithmonë për ndeshjen, për Kombëtaren. Besoj se jam për skuadrën pastaj të shohim gjërat e tjera prapa

Është shumë e thjeshtë, prej kur u nisëm derisa arritëm, të gjithë e kanë përjetuar emocionalisht, të gjithë. Të gjithë e kanë kuptuar se si është kjo ndeshja e nesërme

Normalisht se ndeshja e kaluar besoj se fitorja ishte për ne, sepse luajtëm mirë. Këtu kemi ardhur me të njëjtën gjë. Është ndeshje futbolli dhe nuk dihet se si do të shkojë. Njësoj si në Shqipëri. Futbolli është futboll. Mund të shënosh dhe të fitosh, por mund të humbësh. Do të japim 100 për qind nga vetja”

“Ne kemi ardhur për fitore, nuk kemi ardhur për barazim apo humbje. Si thash më herët, duhet të jemi të koncentruar. Duhet të jemi 120 për qind, sepse është ndeshje delikate dhe e fortë. Është finale si për ne, si për ata. Jemi në të njëjtin pozicion

Normalisht, e dimë që të gjithë se Serbia ka lojtarë të mirë, sulmues të mirë. Kam luajtur edhe në Itali me sulmues që janë nga Serbia. Janë me kualitet. Por edhe ne kemi kualitetet tona, frymën e grupit e kemi të mirë. Kemi eksperiencë dhe dimë që ta përballojmë sulmin e Serbisë”.