Ministri Murati njofton rritje prej 20% të asistencës sociale për familjet përfituese
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar një vendim të ri që prek drejtpërdrejt familjet përfituese të asistencës sociale. Sipas Muratit, duke filluar nga ky muaj, shuma e asistencës sociale do të rritet me 20% për të gjitha familjet që janë pjesë e skemës, raporton lajmi.net Ai ka theksuar se…

Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar një vendim të ri që prek drejtpërdrejt familjet përfituese të asistencës sociale.
Sipas Muratit, duke filluar nga ky muaj, shuma e asistencës sociale do të rritet me 20% për të gjitha familjet që janë pjesë e skemës, raporton lajmi.net
Ai ka theksuar se nga kjo rritje përfitojnë si familjet në skemën e rregullt të asistencës sociale, ashtu edhe ato që janë përfshirë në skemën pilotuese të Reformës Sociale (SAS).
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Rritjen ekonomike dhe rritjen e buxhetit ne si Qeveri çdoherë e kemi ndarë me qytetarin, e sidomos me ata që kanë më së shumti nevojë.
Prandaj, duke filluar nga ky muaj, shuma e asistencës sociale do të rritet për 20% për të gjitha familjet që janë përfituese të asistencës sociale.
Nga kjo rritje përfitojnë familjet që aktualisht janë në skemën e asistencës sociale të rregullt, si dhe familjet që janë në skemën pilotuese të Reformës Sociale (SAS).
Ne vazhdimisht kemi synuar mbështetjen e atyre që kanë më së shumti nevojë edhe përmes masave tjera siç janë Qeveria për Familjet, apo edhe reforma e skemës sociale e cila tani inkurajon punësimin dhe qëndrushemërinë afatgjatë financiare të familjeve./Lajmi.net/