FSK përgatit ushtarakët për Xhenier Luftarak
Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe taktike të pjesëmarrësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e operacioneve të xhenios luftarake është realizuar trajnimi i Avancuar për Xhenier Luftarak. Ky operacion është organizuar me qëllim aftësimin dhe ngritjen e nivelit të njohurive për kryerjen operacioneve xheniere me mision Lëvizshmëri, Kundër lëvizshmëri dhe…

Lajme
Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe taktike të pjesëmarrësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e operacioneve të xhenios luftarake është realizuar trajnimi i Avancuar për Xhenier Luftarak.
Ky operacion është organizuar me qëllim aftësimin dhe ngritjen e nivelit të njohurive për kryerjen operacioneve xheniere me mision Lëvizshmëri, Kundër lëvizshmëri dhe Mbijetesë.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë trajnimit pjesëmarrësit u trajnuan për tema si Fortifikimet fushore, Fortifikimet në zona urbane, ndërtimi i pengesave, qarja e pengesave, kalimi nëpër zonat e minuara dhe kalimi i ujërave.