IPK deklarohet për incidentin ku u përfshi një zyrtar policor në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është deklaruar pas incidentit të ndodhur sot në Prishtinë, ku një zyrtar policor ka përdorur armën e zjarrit gjatë tentativës për ndalimin e një personi të kërkuar. “IPK është njoftuar nga Policia e Kosovës për këtë incident në Prishtinë dhe së bashku me njësitet tjera relevante policore ka dalë në…

Lajme

10/10/2025 13:58

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është deklaruar pas incidentit të ndodhur sot në Prishtinë, ku një zyrtar policor ka përdorur armën e zjarrit gjatë tentativës për ndalimin e një personi të kërkuar.

“IPK është njoftuar nga Policia e Kosovës për këtë incident në Prishtinë dhe së bashku me njësitet tjera relevante policore ka dalë në vendin e ngjarjes. Veprimet tjera do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”,  thuhet në njoftimin e IPK-së për klankosova.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave”, ku zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë një person të kërkuar, L.K. (1996).

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i dyshuari nuk i është bindur urdhrave të policisë dhe është larguar me veturë, duke rrezikuar zyrtarët në vendngjarje.

“Në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin, njëri nga zyrtarët ka përdorur armën zyrtare”, ka bërë të ditur Pllana për lajmi.net.

I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes ka shkaktuar një aksident me të lënduar.