Rashiq: Falënderues ndaj deputetëve që më votuan, shpresoj të jetë fillim i ri

Nenad Rashiq është deklaruar pas zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Rashiq u shpreh falënderues ndaj deputetëve që votuan pro zgjedhjes së tij. “Shpresoj që kjo do të jetë një fillim i ri, në ndërtimin e institucioneve sa më parë që është e mundshme”,deklaroi shkurt ai. Nenad Rashiq u…

Lajme

10/10/2025 12:18

Nenad Rashiq është deklaruar pas zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Rashiq u shpreh falënderues ndaj deputetëve që votuan pro zgjedhjes së tij.

“Shpresoj që kjo do të jetë një fillim i ri, në ndërtimin e institucioneve sa më parë që është e mundshme”,deklaroi shkurt ai.

Nenad Rashiq u arrit të bëhet nënkryetari i pestë i Kuvendit të Kosovës falë votave për të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas kësaj, Dimal Basha e shpalli të konsistuar Kuvendin e Kosovës./Lajmi.net/