Bajrami: E votuam Rashiqin shkaku i aktgjykimit të Kushtetueses
Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se arsyeja pse deputetët e LDK-së votuan për Nenad Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit është aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese. “Ne votuam për Nenad Rashiqin sot sepse aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një interpretim të cilin ne nuk e kishim paraparë dhe,…

Lajme
Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se arsyeja pse deputetët e LDK-së votuan për Nenad Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit është aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.
“Ne votuam për Nenad Rashiqin sot sepse aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një interpretim të cilin ne nuk e kishim paraparë dhe, sipas asaj që ne kemi kuptuar, ai ka të drejtë të zgjedhet nënkryetar nga komuniteti serb”, tha Bajrami.
Lista Serbe insistoi se të drejtë për t’u zgjedhur nënkryetar nga radhët e komunitetit serb kanë vetëm deputetët e Listës Serbe pasi që ata përfaqësojnë vullnetin e shumicës së komunitetit serb.
E pyetur nëse do të ketë ndonjë koalicion për formim të qeverisë, Bajrami shprehu skepticizëm pasi që tha se nuk ka shumë kohë për një marrëveshje të tillë.
“Nëse nuk formohet qeveri, votat e LDK-së do të jenë për shpërbërje të Kuvendit”, tha Bajrami.