Krasniqi: Të ecim përpara që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme – kjo legjislaturë nuk është në gjendje për të krijuar shumicën parlamentare
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pasi Nenad Rashiq u zgjedh nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb dhe kështu u konstitua Kuvendi i Kosovës. Krasniqi tha se sa i përket PDK-së, mendon se ka pasur hapësirë tjetër për konstituim legal, transmeton lajmi.net. Ai tha shpreson që të ecet përpara tash që të shkohet në…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pasi Nenad Rashiq u zgjedh nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb dhe kështu u konstitua Kuvendi i Kosovës.
Krasniqi tha se sa i përket PDK-së, mendon se ka pasur hapësirë tjetër për konstituim legal, transmeton lajmi.net.
Ai tha shpreson që të ecet përpara tash që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
“Sa na përket neve si PDK, nuk jam i sigurt këtu nuk pas as short. Mendoj që ka pas hapsirë tjetër konstituimit legal apo kushtetues. Kryetari i Kuvendit më shumë mundohej të konsultohej me atë që i japin instruksione se sa që të bëj njëfarë interpretimi kompetent sa i përket konstituimit apo jo. Megjithatë, aty është një konstatim që aty është bërë një konstituim, që është zgjedhur një nënkryetar nga komuniteti serb. Sido të shkoj tutje, mbetet të shihet, tashmë fatkeqësisht kemi pas disa lëndë në Kushtetuese, shpresoj që nuk do të ketë më, që të ecim përpara për me shku në zgjedhje të parakohshme sepse ky Kuvend, kjo legjislaturë po shihet se nuk është në gjendje për të krijuar shumicë parlamentare.”, u shpreh ai.
Krasniqi shtoi se beson që PDK do të marr pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.
“Tash do të mbledhi grupin parlamentar. Sa i përket neve, konstatimi i kryetarit është valid. Besoj që po.”, tha Krasniqi.
Në fund, Krasniqi kërkoi që sa më shpejtë të shkohet në zgjedhje.
“Sa më shpejt, menjëherë pas zgjedhjeve lokale. Se e kanë bllokuar vendin.”, tha ai./lajmi.net/