Time Kadrijaj: Nuk do ta votojmë asnjë kandidat

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë të ditur se partia e saj nuk do të votojë për asnjë kandidat për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës. “Nuk e votojmë asnjë. Ata që e kanë bllokuar [Kuvendin] lë ta zhbllokojnë. Ne kemi dashur t’i japim epilog. Asnjëherë nuk është politizuar kështu…

Lajme

10/10/2025 09:46

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë të ditur se partia e saj nuk do të votojë për asnjë kandidat për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk e votojmë asnjë. Ata që e kanë bllokuar [Kuvendin] lë ta zhbllokojnë. Ne kemi dashur t’i japim epilog. Asnjëherë nuk është politizuar kështu zgjedhja e një nënkryetari”, tha ajo për gazetarë.

E pyetur nëse do të votonin për Nenad Rashiqin nga Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Kadrijaj u përgjigj jo përsëri.

AAK-ja ka 5 ulëse në Kuvend.

Kadrijaj theksoi se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje !në vazhdimësi ka qenë që të mos konstituohet! Kuvendi.

!Ju e dini që ka bërë minimumin e përpjekjeve për sigurimin e votave qoftë edhe për kryetarin e Kuvendit. Ne kemi dashur t’i japim epilog për ta tejkaluar këtë gjendje. E keni parë që në mënyrë arbitrare, pa ndonjë mocion apo marrëveshje, është ndarë votimi i nënkryetarëve të komunitetit joshumicë, në mënyrë që t’i shkaktojë këto kauza të Albin Kurtit”, tha ajo.