Kosovë – Slloveni, “Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dardanët

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte një ndeshje tepër të rëndësishme kundër Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45. Pas dy ndeshjeve të para në Grupin B, Kosova renditet në vendin e dytë me 3 pikë, pas Zvicrës që…

Sport

10/10/2025 08:36

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte një ndeshje tepër të rëndësishme kundër Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Pas dy ndeshjeve të para në Grupin B, Kosova renditet në vendin e dytë me 3 pikë, pas Zvicrës që kryeson me 6 pikë të plota. “Dardanët” kanë një fitore dhe një humbje (2:4 golavarazh), ndërsa Sllovenia ndodhet në vendin e katërt me vetëm një pikë të fituar pas dy takimeve të para.

Skuadra e trajnerit Franco Foda kërkon fitoren e dytë në grup për të qëndruar në garë për vendet e para që sigurojnë pjesëmarrjen në Botërorin 2026. Atmosfera në ekip është pozitive, ndërsa stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbushur me tifozë për të përkrahur Kosovën drejt një rezultati të madh.

Në grupin B bëjnë pjesë gjithashtu Zvicra dhe Suedia, të cilat po ashtu garojnë për kualifikim në fazën finale të turneut më të madh të futbollit botëror.