Uran Ismaili: Një gjë sonte u bë e qartë – Prishtina ka nevojë të ecë përpara
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka përcjellë një mesazh pas debatit të sontëm zgjedhor, duke theksuar se qytetarët tashmë e kuptojnë qartë nevojën për ndryshim dhe zhvillim në kryeqytet, transmeton lajmi.net. Në një postim në rrjete sociale, Ismaili u shpreh i bindur se Prishtina ka nevojë të…

Lajme
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka përcjellë një mesazh pas debatit të sontëm zgjedhor, duke theksuar se qytetarët tashmë e kuptojnë qartë nevojën për ndryshim dhe zhvillim në kryeqytet, transmeton lajmi.net.
Në një postim në rrjete sociale, Ismaili u shpreh i bindur se Prishtina ka nevojë të ecë përpara, ndërsa falënderoi qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin kandidaturës së tij.
“Një gjë sonte u bë e qartë: Prishtina ka nevojë me ecë përpara! Faleminderit për mbështetjen, ndryshimi po vjen!”, shkroi ai./lajmi.net/