Skuadra e njohur nga La Liga interesohet për Medon Berishën

Nga mediat pranë Real Sociedad bëjnë me dije se klubi bask po monitoron me vëmendjen mesfushorin e Kombëtares Medon Berisha. “Regjisori” shqiptar po jep spektakël këtë sezon të ri me ekipin e Lecce. Madje në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Milanit, Berishës iu besua shiriti i kapitenit. “Shefat” e Sociedad kanë mbetur të impresionuar…

Sport

09/10/2025 23:36

Nga mediat pranë Real Sociedad bëjnë me dije se klubi bask po monitoron me vëmendjen mesfushorin e Kombëtares Medon Berisha. “Regjisori” shqiptar po jep spektakël këtë sezon të ri me ekipin e Lecce.

Madje në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Milanit, Berishës iu besua shiriti i kapitenit. “Shefat” e Sociedad kanë mbetur të impresionuar nga rendimenti i treguar prej 21-vjeçarit.

Objektivi kryesor i klubit spanjollë do të jetë transferimi i shqiptarit në merkaton e janarit. Vlera e Berishës sipas “Transfermarkt” është 1.5 milionë euro. Tashmë do të pritet me interes pretendimet e skuadrës së Leçe-s, teksa e kanë vendosur lojtarin në qendër të projektit.