“Çifti yt m’ka çu n’burg – Qëtu dyshoj në AKI, që nuk e heton çiftin tand”, Reagon Haradinaj teksa flet Spahiu

Një debat i ashpër me akuza mes Nexhmedin Spahiut dhe Nasim Haradinajt ka ndodhur në një studio televizive. Derisa fliste Nexhmedin Spahiu, ndërhyri Haradinaj, teksa i thotë se “çifti yt më ka çu në burg”. Spahiu vazhdon të thotë se ai nuk merret me spiunazh, ndërsa Haradinaj i thotë se ka dyshime për AKI, se…

Lajme

09/10/2025 21:36

Një debat i ashpër me akuza mes Nexhmedin Spahiut dhe Nasim Haradinajt ka ndodhur në një studio televizive.

Derisa fliste Nexhmedin Spahiu, ndërhyri Haradinaj, teksa i thotë se “çifti yt më ka çu në burg”.

Spahiu vazhdon të thotë se ai nuk merret me spiunazh, ndërsa Haradinaj i thotë se ka dyshime për AKI, se pse nuk i hetojnë njerëzit si Nexhmedin Spahiu.

Më poshtë mund ta lexoni një pjesë nga debati i tyre në “Pressing” – t7:

Spahiu: A je kon në burg?

Haradinaj: Po, çifti yt më ka çu.

Spahiu: Çifti jem nuk merret me spiunllëqe

Haradinaj: Tash të kallxoj, të bindi ty. Jam kon në burg e çifti yt më ka çu.

Spahiu: S’mundesh me gjet çiftin tem në Kosovë

Haradinaj: I pari dyshim që kam në AKI është pse çifti yt nuk hetohet

Spahiu: I kanë për detyrë me i hetu të gjithë