QKUK-ja nis vendosjen e shenjëzimeve të reja për orientim dhe siguri
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton se ka filluar vendosjen e shenjëzimeve të reja orientuese brenda hapësirave të kompleksit spitalor, me qëllim të lehtësimit të qasjes, orientimit dhe qarkullimit për qytetarët, pacientët dhe vizitorët. Sipas njoftimit të QKUK-së, punimet përfshijnë vendosjen e shenjëzimeve rrugore të reja dhe krijimin e vendkalimeve për këmbësorë (zebrat), të…

Lajme
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton se ka filluar vendosjen e shenjëzimeve të reja orientuese brenda hapësirave të kompleksit spitalor, me qëllim të lehtësimit të qasjes, orientimit dhe qarkullimit për qytetarët, pacientët dhe vizitorët.
Sipas njoftimit të QKUK-së, punimet përfshijnë vendosjen e shenjëzimeve rrugore të reja dhe krijimin e vendkalimeve për këmbësorë (zebrat), të cilat synojnë të eliminojnë tollovitë, të rrisin sigurinë dhe të përmirësojnë lëvizjen brenda hapësirës së QKUK-së.
|QKUK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe stafit shëndetësor për çdo vështirësi të përkohshme në komunikacion gjatë kohës së zhvillimit të këtyre punimeve, duke theksuar se ky projekt është ndërmarrë në funksion të krijimit të një mjedisi më të rregullt, të sigurt dhe të qasshëm për të gjithë|, thuhet në njoftim.