​Duka: Futbolli i Kosovës ka fituar dinjitet në arenën ndërkombëtare

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas vizitës së Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në Kosovë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Duka e ka quajtur Infantinon “një mik të vërtetë të Kosovës dhe të futbollit tonë”, duke vlerësuar ceremoninë e mbajtur në Prishtinë nën kujdesin e Presidentes Vjosa Osmani dhe…

Sport

09/10/2025 10:24

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas vizitës së Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Duka e ka quajtur Infantinon “një mik të vërtetë të Kosovës dhe të futbollit tonë”, duke vlerësuar ceremoninë e mbajtur në Prishtinë nën kujdesin e Presidentes Vjosa Osmani dhe Presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

“Në Prishtinë, për të nderuar Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino – një mik i vërtetë i Kosovës dhe i futbollit tonë. Një ceremoni domethënëse që tregoi sa dinjitet dhe peshë ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare,” shkroi Duka.

Ai shtoi se Federata Shqiptare e Futbollit do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës në rrugëtimin e saj të përbashkët drejt zhvillimit të futbollit.