Ekzekutimi i Astrit Kalasë në sallën e gjyqit/ ‘Blindohet’ gjykata, sot seancë mbi masën e sigurisë për 3 të arrestuarit
Zhvillohet sot seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në ambientet e Gjykatës së Apelit. Gazetarja e Top Channel, raporton se masa të shtuara sigurie janë vendosur në gjykatë gjatë zhvillimit të seancës ndaj Elvis Shkambit, Gjon Shkambit dhe Banush Koxhajt. Elvis…

Lajme
Zhvillohet sot seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në ambientet e Gjykatës së Apelit.
Gazetarja e Top Channel, raporton se masa të shtuara sigurie janë vendosur në gjykatë gjatë zhvillimit të seancës ndaj Elvis Shkambit, Gjon Shkambit dhe Banush Koxhajt.
Elvis Shkambi akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Kalaja, e cila ndodhi në sallën e gjyqit më 6 tetor, në një ngjarje pa precedent që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në sistemin e drejtësisë.
Ndaj xhaxhait të tij, Gjon Shkambi, rëndon akuza ‘vrasje në bashkëpunim’, ndërsa për punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj rëndon akuza ‘shpërdorim detyre’.