Policia arreston gruan e politikanit që u plagos në Kumanovë

Policia maqedonase e ka arrestuar në Komunavë të dyshuarën A.A., për shkak të dyshimeve se ka tentuar ta vras bashkëshortin e saj, Zekirija Shahinin në qendër të Kumanovës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 43-vjeçarja nga Tetova është ndaluar nga njësiti policor i Kumanovës, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë thirrur për intervistim…

Lajme

08/10/2025 18:15

Policia maqedonase e ka arrestuar në Komunavë të dyshuarën A.A., për shkak të dyshimeve se ka tentuar ta vras bashkëshortin e saj, Zekirija Shahinin në qendër të Kumanovës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 43-vjeçarja nga Tetova është ndaluar nga njësiti policor i Kumanovës, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë thirrur për intervistim në lidhje me rastin. Po ashtu, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e një 50-vjeçari nga Kumanova.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të arrestuarës do të parashtrohet kallëzim penal për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, po kërkohet edhe një 36-vjeçar nga Gostivari, i dyshuar si autor i të shtënave ndaj mjekut Shahini, i cili gjendet në arrati”, bëjnë të ditur nga MPB.

Mjeku Zekirija Shahini, që është kandidat për këshilltar në komunën e Likovës, u qëllua me armë nga person i maskuar më 6 tetor, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Kumanovës.