Po vazhdojnë kërkimet për Halim Sopajn në Janiqisht të Malishevës
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, ka njoftuar se operacionet e kërkimit për Halim Ramadan Sopajn, po vazhdojnë edhe sot me intensitet të lartë në zonën e Janiqishtës së Malishevës. ShKKSh ka njoftuar se ekipet janë ende në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për gjetjen e personit të zhdukur, shkruan lajmi.net. “Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin…

Lajme
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, ka njoftuar se operacionet e kërkimit për Halim Ramadan Sopajn, po vazhdojnë edhe sot me intensitet të lartë në zonën e Janiqishtës së Malishevës.
ShKKSh ka njoftuar se ekipet janë ende në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për gjetjen e personit të zhdukur, shkruan lajmi.net.
“Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet mes tjerash. /Lajmi.net/