Shtetit të Kosovës i kërkohet t’i bëjë thirrje Izraelit për lirimin e aktivistes Albulena Fazliut

Kolektivi për Mendim dhe Veprim ka kërkuar që shtetit i Kosovës t’i kërkojë Izraelit lirimin e Albulena Fazliut, aktivistes së flotës SMUND, që është marrë peng nga IDF. Në thirrjen e tyre thuhet se shteti dhe shoqëria duhet të qëndrojë krah Albulenës dhe popullit palestinez. Thirrja e plotë: SHTETI T’I KËRKOJË IZRAELIT LIRIMIN E ALBULENA…

Lajme

08/10/2025 12:46

Kolektivi për Mendim dhe Veprim ka kërkuar që shtetit i Kosovës t’i kërkojë Izraelit lirimin e Albulena Fazliut, aktivistes së flotës SMUND, që është marrë peng nga IDF.

Në thirrjen e tyre thuhet se shteti dhe shoqëria duhet të qëndrojë krah Albulenës dhe popullit palestinez.
Thirrja e plotë:
SHTETI T’I KËRKOJË IZRAELIT LIRIMIN E ALBULENA FAZLIUT AKTIVISTES SË FLOTËS SUMUD, TË MARRË PENG NGA IDF

Ushtria gjenocidale dhe koloniale e Izraelit ka marrë peng mbi 500 aktiviste e aktivistë të cilët kishin marrë rrugën për në Gaza nëpërmjet Flotës Summud për t’i dërguar ndihma popullit palestinez. Ndër aktivistët/et nga 40 vende të botës që kanë mësyrë të hapin koridor humanitar, është edhe Albulena Fazliu. Albulena është refugjate e luftës nga Kosova në Gjermani e cila tashmë është kidnapuar nga Izraeli.

Shteti i Kosovës, respektivisht Qeveria, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidenca duhet të kërkojnë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët tjerë dhe njëherë e mirë të marr pozicion politik dhe të thërras për ndalim të shfarosjes së popullit palestinez nga Izraeli. Shteti dhe shoqëria jonë duhet të qëndrojnë krah Albulenës, popullit palestinez dhe gjithësecilës/it që është duke u angazhuar që Palestina të jetojë, dhe të jetojë e lirë.