Faruk Mujka më prioritet e ka fushatën e VV-së se sa thirrjet e Gjykatës – Pasi mungoi në seancë, shfaqet pranë një kandidati për asamble
Gjatë ditës së sotme ishte paraparë të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Faruk Mujkës, kryeshefit ekzekutiv në Ndërmarrjen Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, por në mungesë të tij dhe Hysen Muzliukat, ish-drejtorit për Gjeodezi në Mitrovicë, seanca ka dështuar. Ndërkaq, pasi kjo seancë u ndërpre, Faruk Mujka u lajmërua nga Facebook-u, pasi kandidati për…

Lajme
Gjatë ditës së sotme ishte paraparë të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Faruk Mujkës, kryeshefit ekzekutiv në Ndërmarrjen Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, por në mungesë të tij dhe Hysen Muzliukat, ish-drejtorit për Gjeodezi në Mitrovicë, seanca ka dështuar.
Ndërkaq, pasi kjo seancë u ndërpre, Faruk Mujka u lajmërua nga Facebook-u, pasi kandidati për asamble komunale të Mitrovicës nga Vetëvendosje, Tafil Peci publikoi fotografi me të, duke pirë kafe.
“Kafja e mëngjesit me mikun e kahmotshëm, me të cilin së bashku kemi kaluar shumë sfida duke diskutu për punën që e pret Fatonin pas fitores plebishitare të 12 Tetorit”, thuhet në postimin e tij.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktoj me Mujkën, por ai s’ka qenë i qasshëm.