Gjakovë: Sulmoi në gjendje të dehur bashkëshorten dhe djalin, të dyshuarit në shtëpi i gjenden dy mjete shpërthyese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjakovës. Një person, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar bashkëshorten dhe djalin e saj. Siaps raportit, nuk raportohet për të lënduar, transmeton lajmi.net. Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dy mjete shpërthyese. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjakovës. Një person, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar bashkëshorten dhe djalin e saj.
Siaps raportit, nuk raportohet për të lënduar, transmeton lajmi.net.
Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dy mjete shpërthyese. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE/ MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE
Gjakovë 07.10.2025-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht familjaret e tij (bashkëshorten dhe djalin e tij). Nuk raportohet për të lënduar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese të cilat janë tërhequr nga njësiti për deminim i PK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje./lajmi.net/