Ky është i dyshuari që u arrestua mbrëmë, për vrasjen që ndodhi më 23 prill në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për vrasjen që kishte ndodhur më 23.04.2025 në lagjen “Kalabria”, rruga “Rexhep Krasniqi në Prishtinë”. Si fillim në këtë rast ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku një person mbeti i plagosur. Si shkak i plagëve të mara në këtë rast, i plagosuri humbi jetën.…

Lajme

08/10/2025 08:49

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për vrasjen që kishte ndodhur më 23.04.2025 në lagjen “Kalabria”, rruga “Rexhep Krasniqi në Prishtinë”.

Si fillim në këtë rast ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku një person mbeti i plagosur.

Si shkak i plagëve të mara në këtë rast, i plagosuri humbi jetën.

Polica ka njoftuar se pas disa muajve mbrëmë nga njësitet policore të stacionit “Veriu” në Prishtinë është arrestuar personi i dyshuar që ishte në kërkim për këtë vrasje.

Lajmi mëson se i arrestuar në këtë rast është Valton Sadiku, 28 vjeçar.

“Arrestimi i të dyshuarit; V. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti”,thuhet në njoftimin e policisë.

Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Viktima në këtë rast ka qenë Naman Krasniqi, rreth 25 vjeç./Lajmi.net/